Politike

Jepet 'drita jeshile'- Miratohen të gjitha projektligjet në Kuvend

Socialistët dhe demokratët votuan pro për 7 projektligjet.

22 Qershor 2023, 19:54 Nga A.B
Jepet 'drita jeshile'- Miratohen të gjitha projektligjet në
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare u mbyll me miratimin e të gjitha projektligjeve. Në fund të seancës deputetët mblodhën votat duke i dhënë dritën jeshile të gjitha projektligjet që u diskutuan në Kuvend. 

Projektligjet dhe votat:

1- Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”"" 

75 pro/ 1 abstenim/ 8 kundër

2- Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

85 vota pro

3- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”” 

71 pro/ 8 kundër

4- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”

70 pro/ 1 abstenim/ 5 kundër

5- Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të agjencisë së inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.

73 pro/ 1 abstenim/ asnjë kundër

6- Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis"”, të ndryshuar. 

70 pro/ 11 kundër/ asnjë abstenim

seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll