Politike

 “Kur do flasim?”, Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Do flas me popullin në protestën e 16 marsit (VD)

2 Mars 2019, 11:31 Nga DOSJA
 “Kur do flasim?”, Basha i përgjigjet ftesës së

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ftesës së Ramës së bërë dje gjatë Samitit të II të Diasporës.

Në një deklaratë për mediat Basha është shprehur se takimi i vetëm është me popullin dhe këtë do të bëjë në protestat që do të organizojë opozita para Kuvendit.

Opozita i është përgjigjur këkresës popullore dhe parlament fasadë nuk do të ketë më. Duhet të kemi një qeveri legjitime dhe një Kuvend që zgjidhet nga populli. Takimi i vetëm që unë kam është në 16 mars në protestën e madhe kombëtare.  

Nuk mund të vazhdohet më kështu me një qeveri që kapet duke vjedhur vota, duke vjedhur zgjehdjet. Me një qeveri që gënjen dhe thotë ja dhe për pak do hapet  dera e integrimit. Nuk mund të vazhdohet me një qeveri që po grabit Shqipërinë dhe po grabit shqiptarët. Situata ësthë shumë e rëndë dhe nuk mund të vazhdohet më kështu.

          Lulzim Basha kreu i PD

Ndërkohë Basha ka komentuar dhe deklaratat e diplomatëve dhe euordeputetëve, të cilat ishin kundër vendimit të opozitës.

Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat, qeveria ikën. Prandaj shkojnë shqiptarët në azil në Gjemrani. Këto kushte duhet t’ua garantojmë shqiptarëve në vendin e tyre. Ne duam që ato kushte që ka Evropa t’i kemi dhe në në Shqipëri. Shqiptarët nuk hanë dhe pinë në hotele luksi, prandaj ne duhet t’u përgjigjemi pasi ata janë në mjerim.

          Lulzim Basha, kreu i PD

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në fjalën e tij në Samitin II të Diasporës, u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën, duke përdorur një shprehje shumë të famshme gjatë protestës së studentëve: Kur do flasim? (Lexo këtu) Po ashtu dhe ministri për Diasporën u shpreh i gatshëm për ulje në bisedime me opozitën, por tha se qeveri tranzitore nuk do të ketë.(Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite lulzim basha samiti i dyte i diaspores dialogu qeveri-opozite lulzim basha samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll