Art&Argëtim

Adele harron tekstin e një kënge gjatë koncertit LIVE, fansat i vijnë në ndihmë (VIDEO)

Një situatë e sikletshme ka ndodhur me këngëtaren Adele, e cila në një nga koncertet e saj ka harruar fjalët e një kënge

22 Qershor 2023, 18:31 Nga m.s
Adele harron tekstin e një kënge gjatë koncertit LIVE, fansat i
Adele

SHBA- Një situatë e sikletshme ka ndodhur me këngëtaren Adele, e cila në një nga koncertet e saj ka harruar fjalët e një kënge. Në skenën në Colosseum në Caesars Palace, ylli i popit u ndal menjëherë pasi filloi të këndonte "I Drink Wine" nga albumi i saj i katërt "30", dhe kështu kërkoi ndihmë nga publiku i saj. Videoja u publikua në Twitter dhe u bë menjëherë virale. “Kam harruar tekstin e këngës, dreq!”, dyshohet se është shprehur këngëtarja, dhe më pas i është kthyer një fansi të saj në skenë duke i thënë: “Më kujto fjalët...”.

Menjëherë fansi saj vijoi këngën dhe Adele tha: "Mirë, le të fillojmë nga e para, mirë?". Më pas ajo me shaka i ofroi fansit 50 dollarë për të përfunduar tekstin e këngës, raporton "TG COM 24".

Në këtë moment, kantautorja britanike mundi vetëm të improvizonte: "Jo, nuk mund ta them këtë. Është shumë e pistë", u tha fansave me shaka.

Kjo nuk është hera e parë që ylli fitues i 16 çmimeve Grammy dhe çmimeve të tjera nga Brit në American Awards, harron fjalët e këngëve të saj. Kjo situatë ka ndodhur edhe në vitin 2016, gjatë një prej shfaqjeve të saj LIVE në Lisbonë, ku kishte filluar të këndonte këngën "Million Years Ago", ku gaboi me fjalët e tekstit.

adele

Sondazh

Poll