Art&Argëtim

Sylvester Stallone humbi kujtesën gjatë përgatitjes për "Rocky 3"

Stallone tha se ka ndaluar së piri kafe dhe se vakti i mëngjësit është kthyer në një angazhim familjar me gruan e tij, Jennifer Flavin, që merr përgjegjësinë për përgatitjen e tij.

22 Qershor 2023, 09:34 Nga k.m.
Sylvester Stallone humbi kujtesën gjatë përgatitjes për
Sylvester Stallone

SHBA- Rocky Balboa është një nga personazhet më të famshëm në historinë e filmit, por nuk ishte e lehtë për Sylvester Stallone të përgatitej për rolin.

"Unë pija rreth 25 filxhanë [kafe] në ditë kur po bëja Rocky 3. I gjithë mëngjesi im ishte dy biskota [të vogla] me tërshërë dhe 10 filxhanë kafe, sepse doja të mbaja yndyrën e trupit në 2.8 për qind,"- tha aktori për ëall Street Journal teksa fliste pë rutinën e tij në përgatitjen për filmin e vitit 1982.

Por kjo dietë kufizuese i preku kujtesën.

“Harrova numrin tim të telefonit. Unë po haja vetëm ton. Kujtesa ime ishte zhdukur,”-shtoi Stallone për përvojën e tij të krijimit të filmit. 

Stallone tha se ka ndaluar së piri kafe dhe se vakti i mëngjësit është kthyer në një angazhim familjar me gruan e tij, Jennifer Flavin, që merr përgjegjësinë për përgatitjen e tij.

“Gruaja ime është e fokusuar te mëngjesi. Është e mahnitshme. Gatuan avokado, katër vezë, gjizë, tre copë shalqi dhe rrush,”- tha ai për ëall Street Journal. 

Kur bëhet fjalë për stërvitjen e tij, ai pranon se është shumë larg regjimit të stërvitjes që kishte kur po përgatitej për ekranin e madh.

sylvester stallone

Sondazh

Poll