Art&Argëtim

Gënjeu se ishte me kancer për të marrë donacione nga fansat/ Ylli 33-vjeçar i K-Pop vret veten, LETRA: Ju kërkoj falje për gabimin tim idiot

Në banesën e tij u gjet një shënim. 

21 Qershor 2023, 17:38 Nga a.l
Gënjeu se ishte me kancer për të marrë donacione nga fansat/
Choi Sung-bong

KOREJA E JUGUT- Ylli i popit koreano-jugor, Choi Sung-bong, i cili bë viral pas mashtrimit se ishte diagnostikuar me kancer  ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. 

Policia e gjeti këngëtarin të vdekur në shtëpinë e tij në Yeoksam-dong të Seulit në orën 9:41 të mëngjesit të së martës. Sipas hetimeve, Choi kishte kryer vetëvrasje. Në banesën e tij u gjet një shënim, shkruajnë mediat e huaja. 

'Iu kërkoj falje të gjithë atyre që vuajtën nga gabimi im idiot', shkroi ai. 

Choi i referohej skandalit, në të cilin ai mashtroi publikun duke pretenduar se kishte kancer dhe kërkonte donacione për të financuar trajtimin e tij. 

choi sung-bong

Sondazh

Poll