Art&Argëtim

Priscilla: "Presley's" sërish me film, HISTORIA e dashurisë shpaloset në trailerin e filmit

Nëpërmjet syve të Priscilla-s, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një legjende të madhe amerikane dhe martesën e trazuar të Elvisit dhe Priscilës.

22 Qershor 2023, 09:43 Nga k.m.
Priscilla: "Presley's" sërish me film, HISTORIA e
Pamje nga traileri

SHBA- Jacob Elordi dhe Kaylee Spenny sjellin në jetë romancën e Elvis dhe Priscilla Presley në trailerin e parë për "Priscilla" të regjisores Sofia Coppola. Aktori i "Euphoria" luan rolin e Elvisit dhe aktorja e "Mare of Easttown" luan rolin kryesor në filmin "Priscilla". Filmi A24 bazohet në kujtimet e Priscilla Presley të vitit 1985, "Elvis and Me".

"Kur adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu që tashmë është një superstar bëhet dikush tjetër në momente private: një interes emocionues, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur,"- tregon ajo.

Nëpërmjet syve të Priscilla-s, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një legjende të madhe amerikane dhe martesën e trazuar të Elvisit dhe Priscillas.

Projekti vjen pas filmit "Elvis" të regjisorit Baz Luhrmann, ku rolin kryesor e luajti Austin Butler - i cili u nominua për një Oscar për performancën e tij, ndërsa Olivia DeZong në rolin e Priscilla. Historia, megjithatë, u fokusua në marrëdhënien e yllit me menaxherin e tij, kolonelin Tom Parker, të luajtur nga Tom Hanks dhe jo në jetën e tij intime. Megjithatë filmi mori komente shumë pozitive nga familja e tij.

priscilla presley

Sondazh

Poll