Art&Argëtim

Lëvizje provokuse në kishë! Arjola Demiri “kryqëzohet” në rrjet: E neveritshme! Aktorja justifikohet: Aty u mbajt koncert, ju fyheni se kërceva unë

Demiri është shfaqur duke kërcyer në ambjentet e kishës me një fustan të zi, por lëvizjet provokuese kanë bërë që ndjekësit ti kundërvihen aktores.

22 Qershor 2023, 08:53 Nga f.i
Lëvizje provokuse në kishë! Arjola Demiri
Arjola Demiri

TIRANË- Aktorja Arjola Demiri ka irrituar ndjekësit dhe fansat me videon e fundit të publikuar në rrjete sciale. Demiri është shfaqur duke kërcyer në ambjentet e kishës me një fustan të zi, por lëvizjet provokuese kanë bërë që ndjekësit ti kundërvihen aktores.

Komentet negative shihen në videon e Arjolës, ku sipas tyre veprimi i saj në ambjentet e kishës është paturpësi.

“Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkruan një prej dhjetra kritikuesëve të aktores në këtë video.

“Kërcejnë në varreza, kërcejnë në kisha. Kështu është kur ta jep fama në kokë. Pak përulësi nuk i bën dëm askujt”, shkruan dikush tjetër që krahason videon me skandalin e motrave Pojani që kërcenin në varreza.

"Nje video pa asnjë etikë , e neveritshme per vendin ku e keni bere, tregon fyerje mbi besimin!,-shkruan dikush tjetër.

Pas komenteve negative aktorja ka dy fjalë për ndjekësit e saj. Ajo sqaroi ndjekësat e saj duke thënë se në kishë ishte mbajtur një aktivitet i përvitshëm ku të ftuar ishin rreth 300 persona të cilët festuan, kënduan dhe kërcyen.

“Për të gjithë kto moralista që mban kjo tokë e sidomos kta që shohin veprimet e mija me lupë e i zmadhojnë e i bëjnë Allahi na rujtë , veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht ne këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptar. Tani unë pse mos te kërceja apo vetëm unë jo se unë zbën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni kënaqur fare me kto morale që s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a kshu i bleni shumë lirë.”-shkruan Arjola.

arjola demiri

Sondazh

Poll