Art&Argëtim

Bebe Rexha u sulmua në koncert! Autori rrezikon një vit burg, flet avokati: Dëshironte të bënte foto me telefonin e tij

Avokati pretendon se 27-vjeçari kishte shpresuar që Rexha ta kapte telefonin me dorë dhe të bënte foto me të.

21 Qershor 2023, 11:28 Nga f.i
Bebe Rexha u sulmua në koncert! Autori rrezikon një vit burg, flet
Bebe Rexha dhe Nicolas Malvagna

SHBA- Nicolas Malvagna, 27-vjeçari nga New Jersey u arrestua pasi akuzohet se sulmoi këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexhën duke e gjuajtur me telefon në fytyrë.

27-vjeçari rreyikon të dënohet me një vit burg. Një ditë pas dëshmisë së tij, avokati i Malvagna ka reaguar duke rënë në kundërshtim me fjalët e klientit. Avokati pretendon se 27-vjeçari kishte shpresuar që Rexha ta kapte telefonin me dorë dhe të bënte foto me të.

"Si një fans, qëllimi i vetëm i Malvagna ishte që Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kishte atë si një kujtim”, tha avokati i tij Todd A. Spodek.

Ndryshe autori u shpreh në dëshminë e tij se: Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit sepse do të ishte argëtuese.

Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur 27-vjeçari hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la këngëtarentë gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital. Nicolas Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.

bebe rexha

Sondazh

Poll