Sport

I dëmtuar në gju, Luis Suarez "arrin kufirin" për të thënë lamtumirë…

Presidenti i Gremio Porto Alegre (Brazil), klubi i uruguajanit Luis Suarez që nga janari, ka konfirmuar se sulmuesi i tij mund të detyrohet të përfundojë karrierën e tij për shkak të një dëmtimi në gju.

22 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
I dëmtuar në gju, Luis Suarez "arrin kufirin" për

BRAZIL - Luis Suarez synon të njoftojë së shpejti lamtumirën e tij, njoftuan të martën media të ndryshme braziliane. Komentet e bëra të mërkurën nga Alberto Guerra, presidenti i Gremio Porto Alegre, klubi brazilian i sulmuesit që nga janari, duket se e konfirmojnë këtë.

"Problemi është serioz,"- tha presidenti gjatë një ngjarjeje mediatike nga ‘Arena do Gremio’ për dëmtimin "serioz" të gjurit të djathtë të ndërkombëtarit uruguajan (36 vjeç, 137 ndeshje). 

“Ai kishte shumë injeksione, mori shumë ilaçe. Ai ka arritur kufirin. Tani, se ku qëndron realisht ky kufi, ne nuk e dimë”,- tha Guerra, i cili madje tha, pa dhënë detaje të mëtejshme, se lojtari i tij po shqyrtonte vendosjen e “një proteze”.

Ish-sulmuesi i Ajax-it, Liverpool-it apo edhe Barçës, ku formoi MSN-në ​​e tmerrshme me Lionel Messin dhe Neymar-in, ka kontratë me Gremio deri në dhjetor 2024.

Që nga ardhja e tij në fillim të vitit, pas një Botërori zhgënjyes dhe eliminimit nga faza e grupeve, golashënuesi më i mirë në historinë e ‘çelestëve’ (68 gola), ka shënuar 14 gola në 26 ndeshje me Gremio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 22:30

Ilkay Gundogan: Nga City tek Barcelona

SPANJE - Ilkay Gundogan po largohet nga Manchester City pas 7 vitesh plot tituj (5 kampionate, një Champions League, 2 Kupa FA, 4 Kupa të Lig&eum...