Sport

I akuzuar për tradhëti, Neymar i kërkon falje partneres së tij...

I akuzuar për tradhëti nga shtypi brazilian, Neymar ka postuar në Instagram një mesazh të gjatë faljeje për Bruna Biancardi, partnerja e tij, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

22 Qershor 2023, 10:50 Nga DOSJA

I akuzuar për tradhëti, Neymar i kërkon falje partneres së

BRAZIL - “Justifikuar të pajustifikueshmen. Nuk kisha nevojë të bëja atë që bëra, por kam nevojë për ty në jetën tone”. Kështu nis mesazhi i gjatë i faljes që Neymar postoi në Instagram mbrëmjen e së mërkurës. Mesazhi drejtuar partneres së tij prej një viti e gjysmë, Bruna Biancardi, shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Neymar kështu konfirmon thashethemet në lidhje me një lidhje me blogeren Fernanda Campos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NJ ???????? (@neymarjr)

Sipas “Metropoles”, pamjet e ekranit në mbështetje, sulmuesi i PSG-së ka pasur shkëmbime të rregullta me të renë që nga fundi i vitit 2022. Ata do të takoheshin më 11 qershor, në prag të festës së Shën Valentinit në Brazil.

“Kam bërë një gabim. Kam gabuar, - shkruan gjithashtu braziliani. - Guxoj të them se bëj gabime çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës. Por gabimet e mia në jetën personale, i zgjidh në shtëpi, në intimitetin me familjen dhe miqtë e mi. Unë tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e kotë, por ndihem i detyruar ta riafirmoj publikisht. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të bëhet publike.”

Polemika është rritur me të vërtetë ditët e fundit në Brazil. “Nuk mund ta imagjinoj veten pa ty. Dashuria jonë për fëmijën tonë do të fitojë, dashuria për njëri-tjetrin do të na forcojë”,- vazhdoi ai duke e përfunduar mesazhin e tij me: “Të dua”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 22:30

Ilkay Gundogan: Nga City tek Barcelona

SPANJE - Ilkay Gundogan po largohet nga Manchester City pas 7 vitesh plot tituj (5 kampionate, një Champions League, 2 Kupa FA, 4 Kupa të Lig&eum...