Sport

Fatura ka ardhur! UEFA “gozhdon” Jose Mourinhon, pas konfliktit me arbitrin anglez Taylor, në finalen e Europa League...

AS Roma humbi finalen e Europa League kundër Sevillas (1-1, 1-4 me penallti) nçë Budapest të Hungarisë.

21 Qershor 2023, 20:21 Nga DOSJA

Fatura ka ardhur! UEFA “gozhdon” Jose Mourinhon, pas konfliktit me

ITALI - Fatura ka ardhur nga UEFA! Trajneri i verdhekuuqve, Jose Mourinho, është ndëshkuar nga institucioni më i lartë i futbollit europian për sjelljen e tij dhe incidentet në finalen e Europa League.

Trajneri i skuadrës italiane është dënuar me katër ndeshje pezullim në garat e UEFA-s. Forumi europian kishte nisur tashmë të hetonte rastin e Jose Mourinhos në fillim të qershorit.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ka marrë vendimin e mëposhtëm: pezullimin e trajnerit të AS Roma, Jose Mourinho, për katër ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s, për shkak se përdori fjalë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes”,- thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga UEFA.

Jose Mourinho pati një konflikt verbal me arbitrin!

Në finalen e tij të parë të humbur evropiane në karrierën e tij si trajner, Mourinho u kap duke hedhur medaljen e argjendtë në tribunë dhe "fatlumi" ishte një fëmijë, menjëherë pas stolit teknik të AS Roma.

I acaruar dukshëm, sepse deklaroi se “rezultati ishte i padrejtë”, Jose Mourinho pati edhe një konflikt me gjyqtarin Anthony Taylor. Ndërkohë “Gazzetta dello Sport” zbuloi gjithashtu se çfarë i tha trajneri portugez gjyqtarit anglez: "Sa turp! Ju jeni një turp!”, do të kishte përsëritur disa herë trajneri portugez, i zemëruar me vendimet e marra nga gjyqtarët të drejtuar nga arbitri anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll