Sport

Pérez tani e ka gjetur pasardhësin e Ancelottit në pankinën e Real Madridit

Florentino Pérez e ka përzgjedhur trajnerit që do të zëvendësojë Carlo Ancelottin

22 Qershor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Pérez tani e ka gjetur pasardhësin e Ancelottit në

SPANJE - Pavarësisht këmbënguljes së Federatës Braziliane për ta rekrutuar këtë verë, Carlo Ancelotti do ta vazhdojë aventurën me Real Madridin deri në vitin 2024.

Pas kësaj do të angazhohet me Seleção, ku do të ketë objektivin kryesor rikthimin e të gjashtit yll të shumëpritur në Kupën e Botës 2026. Kjo edhe për t'i dhënë kohë Florentino Perezit për të gjetur pasuesin e tij. Një kohë që nuk duhet të jetë e nevojshme sipas informacioneve të fundit nga shtypi gjerman.

Sipas informacioneve të “Bild”, presidenti ‘merengue’ tashmë e ka vënë syrin te Xabi Alonso. Autor i një pune shumë të mirë në Leverkusen, ish-mesfushori i Shtëpisë së Bardhë (2009-2014) vlerësohet ende shumë nga ish-presidenti i tij. 

Pérez tani e ka gjetur pasardhësin e Ancelottit në

Tekniku 41-vjeçar do të ishte kështu prioriteti kryesor i Florentino Pérez për të zëvendësuar italianin Carlo Ancelotti. Mbetet të shihet nëse trendi do të konfirmohet në muajt në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 22:30

Ilkay Gundogan: Nga City tek Barcelona

SPANJE - Ilkay Gundogan po largohet nga Manchester City pas 7 vitesh plot tituj (5 kampionate, një Champions League, 2 Kupa FA, 4 Kupa të Lig&eum...