Sport

Jack Grealish pranon festën e harbuar, pas ‘tripletës’ me Manchester Cityn: "Nuk do të ulem e të gënjej. E di çfarë kam bërë"...

Manchester City përfundoi një sezon të jashtëzakonshëm, në të cilin fitoi titullin e Premier League, FA Cup dhe trofeun e UEFA Champions League.

21 Qershor 2023, 21:03 Nga DOSJA

Jack Grealish pranon festën e harbuar, pas ‘tripletës’ me

ANGLI - Pas triumfit në Stamboll, në finalen e Champions League, “Qytetarët” nisën festën dhe për tre ditë kaluan në Tucia, në Ibiza dhe në Mançester. 

Mesfushori britanik Jack Grealish festoi si askush tjetër, duke u kapur në poza të shumta duke pirë pije alkoolike, përfshirë në skenë, në paradën e kampionëve në Mançester. 

I kritikuar nga disa persona për sjelljen e tij, Jack Grealish ka dhënë një reagim në mediat britanike, duke thënë se preferon më mirë të jetë i sinqertë dhe i vërtetë, sesa të fshihet si të tjerët. 

Jack Grealish pranon festën e harbuar, pas ‘tripletës’ me

“Nuk pendohem për asgjë, kështu kënaqem, e di çfarë kam bërë, e di kush jam dhe si sillem, kështu kënaqem në përgjithësi. Nuk jam mësuar domosdoshmërisht me këtë, por fitova ‘tripletën’, nuk e di se kur do të ndodhë sërish diçka e tillë. Kështu që isha i lumtur dhe nuk isha i vetmi. 

Unë nuk do të ulem të të gënjej e të të them që nuk piva dhe dëfreva, sepse kam pirë. Jam i sinqertë, po jetoj ëndrrën time më të madhe, luaj për klubin më të mirë në botë”,- ka thënë Jack Grealish, sipas “Daily Mail”.

Jack Grealish pranon festën e harbuar, pas ‘tripletës’ me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll