Sport

VIDEO/ U pyet: "Kë do të zgjidhnit të kishit në krah te Al Nassr?, Cristiano Ronaldo nuk përgjigjet, bën shaka me gazetarin...

Cristiano Ronaldo (38 vjeç) arriti të martën në mbrëmje në Islandë, numrin 200 të ndeshjeve me kombëtaren portugeze, ndërkohë që CR7 së fundmi njoftoi se nuk ka në plan të tërhiqet nga kombëtarja së shpejti.

21 Qershor 2023, 20:42 Nga DOSJA

VIDEO/ U pyet: "Kë do të zgjidhnit të kishit në krah te

ISLANDE - Ronaldo ishte heroi i Portugalisë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Islandës.  Sulmuesi i Al Nassr shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe para fillimit të lojës u shpërblye nga përfaqësuesit e rekordeve botërore ‘Guinness’ për 200 ndeshjet e zhvilluara me kombëtaren e vendit të tij.

Para ndeshjes në Islandë, Cristiano Ronaldo doli në konferencën për shtyp dhe një gazetar e pyeti drejtpërdrejt: "Nëse do të duhej të zgjidhnit ndonjë lojtar në botë për të nënshkruar me Al Nassr, kë do të zgjidhnit?".

Ronaldo, i transferuar në klub nga Arabia Saudite në fillim të këtij viti, e ka shmangur një përgjigje konkrete për pyetjen dhe ka preferuar të bëjë shaka: "Ti! Unë të zgjedh ty! Ti ngrite dorën, ndaj unë të zgjedh ty", ishte përgjigja e futbollistit për gazetarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll