Sport

Tonali i tha “Po” Newcastle: Milan kërkon 80 milionë, marrëveshja mbyllet

Mesfushori kuqezi është hapur për një transferim në Premier League, me një kontratë 8 milionë euro gati plus 2 milionë bonuse.

22 Qershor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Tonali i tha “Po” Newcastle: Milan kërkon 80 milionë,

ITALI - Sandro Tonali ka pranuar ofertën me Newcastle dhe është gati të largohet nga Milani, nëse dy kompanitë arrijnë detajet e marrëveshjes. Mesfushori kuqezi, fillimisht hezitues për t'u larguar nga skuadra, pranoi mundësinë e klubit dhe mbi të gjitha ofertën e anglezëve. 

Për të është gati një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 bonuse, shifër kjo e paarritshme as nga Milani. Negociatat janë deri në detaje, diferenca mes ofertës së Newcastle prej 70 milionë plus 5 në bonuse dhe 80 milionëve të kërkuara nga kuqezinjtë për t'i dhënë lamtumirën 8 numrit të tyre.

Përshpejtimi në negociata ishte i rëndësishëm dhe vendimtar, i plotësuar me kontaktet me agjentin e lojtarit për të përcaktuar detajet e një oferte monstruoze.

Sandro Tonali mund të luajë Champions League të radhës me bardhezinjtë e Newcastle, me një kontratë të pasur shumëvjeçare në xhep dhe një lamtumirë Milanit të detyruar nga një ofertë, që nuk mund të refuzohet. Një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 bonuse, shumë më tepër se dyfishi i angazhimit të tij aktual në Milano, e pret mesfushorin në ishull.

Pasi është zgjidhur çështja me lojtarin, tani do të diskutohet për detajet mes drejtuesve të klubeve. Një çështje e vogël, gjithashtu t'i jepet kohë drejtuesve të rinj të kuqezinjve për të vendosur një strategji të re për mesfushën e sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 22:30

Ilkay Gundogan: Nga City tek Barcelona

SPANJE - Ilkay Gundogan po largohet nga Manchester City pas 7 vitesh plot tituj (5 kampionate, një Champions League, 2 Kupa FA, 4 Kupa të Lig&eum...