Sport

VIDEO/ Kuqezinjtë e Kombëtares festojnë fitoren në Ishujt Faroe me këngën e Adem Jasharit, midis tyre edhe "Skënderbeu"...

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘E’ kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani.

21 Qershor 2023, 11:31 Nga DOSJA

VIDEO/ Kuqezinjtë e Kombëtares festojnë fitoren në Ishujt

ISHUJT FAROE - Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë ndaj Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘E’ kualifikues të “Euro 2024”, që do zhvillohet në Gjermani.

Në Torshavn, kuqezinjtë e Sylvinhos prodhuan lojë dhe raste të mira, duke marrë vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores me përmbysje 3-2 të Moldavisë me Poloninë.

Pas këtij suksesi, në Ishujt Faroe, festa e kuqezinjve ka qenë e veçantë, teksa ekipi ia ka marrë këngëve patriotike.

Edhe me "Skënderbeun" midis tyre, dëgjohet kënga e Adem Jasharit, "Mora Fjalë". Taulant Seferi duket në rolin e ‘solistit’, të cilin kuqezinjtë e tjerë e shoqërojnë. Atmosferë e zjarrtë te kuqezinjtë, nga fusha e futbollit te muzika.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 09:30

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashm...