Sport

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

Luis Suarez u ka thënë zyrtarëve të Gremios se po mendon të lërë futbollin për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë, edhe pse gjithçka është e hapur. Brazilianët, nëse i ndërpresin kontratën uruguajanit, do të vendosin një klauzolë për t'u kompensuar financiarisht nëse ai vazhdon në një ekip tjetër.

21 Qershor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashmë këtë opsion ia ka bërë me dije edhe drejtuesve të Gremios, sipas një raporti në Brazil.

Sulmuesi 36-vjeçar uruguajan po përballet me probleme me gjurin e djathtë, aq sa po mendon të mos e vazhdojë më futbollin, pasi po përballet me problem edhe me rutinën me familjen. Problemi është se të dyja palët janë nën kontratë deri në dhjetor 2024 dhe do të duhet të gjejnë raportin e artë për të përfunduar partneritetin e tyre.

Gremio synon të përfshijë një klauzolë në zgjidhjen e kontratës, në të cilën do të marrë para, nëse Suarez arrin marrëveshje me një ekip. Inter Miami mund ta marrë uruguajanin, duke pasur tashmë në radhët e tyre mikun e tij shumë të mirë, Lionel Messin.

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll