Sport

Erling Haaland pret “Këpucën e Artë”, është golashënuesi më i mirë i sezonit në Europë, ka kaluar edhe Kylian Mbappe…

Erling Haaland gjeti rrjetën kundër Qipros dhe ia kaloi Mbappes në golat e sezonit, si në nivel klubesh ashtu edhe me ekipet e tyre kombëtare.

21 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Erling Haaland pret “Këpucën e Artë”, është

NORVEGJI - Me penalltinë që shënoi ndaj Greqisë kombëtares, Kylian Mbappe arriti në 54 golave, kuotë të cilën e kaloi Erling Haaland në ndeshjen ndaj Qipros. 

Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola kundër Qipros, në minutat e 56-të dhe të 60-të, duke arritur në 56 gola të realizuar gjatë këtij sezoni.

22-vjeçari ndërkombëtar shënoi 52 gola (në 53 ndeshje) për Manchester City, duke qenë golashënuesi më i mirë në Premier League me 36, të cilëve i shtohen edhe golat në Champions League 12, dhe 3 të tjerë në FA Cup dhe 1 në Kupën e Ligës.

‘Vikingu’ me kombëtaren luajti vetëm në tre ndeshje (përveç Qipros) këtë sezon (i kushtoi edhe mungesa e vendit të tij në Botëror), duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Në vendin e 3-të ndër golashënuesit e sezonit është Harry Kane, i cili e përfundoi me dy gola të shënuar për kombëtaren e Anglisë të hënën, duke arritur në 40, ndërkohë që Lionel Messi ka dy gola më më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll