Sport

ZYRTARE/ Mesfushori i Chelsea, N'Golo Kante i bashkohet Benzemas!

Pas përfundimit të testeve mjekësore, mesfushori francez i ‘Bluve’ të Londrës, bëhet saudit

21 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Mesfushori i Chelsea, N'Golo Kante i bashkohet Benzemas!

ARABIA SAUDITE - Al Ittihad, që drejtohet nga trajneri Nuno Espírito Santo, zyrtarizoi këtë të martë marrëveshjen me mesfushorin francez N'Golo Kanté, 32 vjeç, i cili bëhet kështu blerja më e fundit luksoze për skuadrën që u shpall kampione në sezonin e fundit. 

Ditët e fundit, siç është raportuar, Chelsea i bëri një ofertë të re kontraktuale Kantes, në mënyrë që të përpiqet ta mbajë atë në “Stamford Bridge”, por francezi përfundoi duke pranuar ofertën joshëse saudite dhe do t'i bashkohet Karim Benzema në skuadrën kampione të Arabisë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 09:30

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashm...