Sport

Shakira dhe Lewis Hamilton po bëhen gati të kalojnë pushimet së bashku...

Destinacioni që zgjodhën për pushimet e tyre të para së bashku - Çfarë ka thënë një burim nga ambienti i tyre

21 Qershor 2023, 10:46 Nga DOSJA

Shakira dhe Lewis Hamilton po bëhen gati të kalojnë pushimet

SHBA - Siç duket gjithçka, 25-vjeçarja Juliana Nalou nuk kërcënon lidhjen e Shakirës  me Lewis Hamilton.

Edhe pse javën e kaluar, mediat donin, që piloti i F1 të dilte me modelen braziliane dhe pohuan, se romanca me kolumbianen po i vinte fundi, një lajm i ri e kthen valën.

Sipas një raporti të spanjoles “Marca”, Shakira dhe Lewis Hamilton janë duke u përgatitur për pushimet e tyre të para së bashku.

Shakira dhe Lewis Hamilton po bëhen gati të kalojnë pushimet

Siç raporton ai, pasi dyshja darkuan sërish së bashku në Barcelonë gjatë fundjavës, një burim i afërt me të, gazetarja Jody Martin, pohoi se ata e kishin rregulluar të kalonin verën së bashku.

“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe tashmë e di edhe destinacionin”,- tha ajo në mënyrë karakteristike në emisionin “Amor y Fuego”.

Madje gazetarja ka treguar edhe destinacionin e tyre dhe ka shpjeguar se është shumë afër. "Është një vend i Karaibeve, një udhëtim i shkurtër prej rreth një ore,"- tha ajo.

Shakira dhe Lewis Hamilton po bëhen gati të kalojnë pushimet

Ajo madje theksoi se do të jepte më shumë detaje rreth udhëtimit të tyre, por çifti nuk do që lidhja e tyre të jetë ende në sy të publikut.

“Kam njerëz që janë afër Shakirës dhe janë takuar këtë javë. Ajo po u tregonte se sa e emocionuar dhe e lumtur ishte,”- thotë ajo.

Romanca mes tyre nisi në Miami, menjëherë pas ndarjes së saj nga Gerard Pique, siç thuhej pak kohë më parë në një artikull të “People”.

Shakira dhe Lewis Hamilton po bëhen gati të kalojnë pushimet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 09:30

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashm...