Sport

MIQESORE/ Senegali dhe Kolumbia mposhtën respektivisht Brazilin dhe Gjermaninë

Senegali mundi Brazilin 4-2 falë dy golave të Sadio Mane në një miqësore në Lisbonë. Një tjetër humbje në shtëpi për Gjermaninë, këtë herë ndaj Kolumbisë.

21 Qershor 2023, 08:00 Nga DOSJA

 

MIQESORE/ Senegali dhe Kolumbia mposhtën respektivisht Brazilin dhe

PORTUGALI - Senegali mori një fitore historike edhe në miqësoren me 4-2 ndaj Brazilit  në “José Albalade” të Lisbonës, në kuadër të përgatitjeve të dy skuadrave për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe përkatësisht Kupën e Amerikës.

Ndeshja në Portugali ishte emocionuese, me Seleção që hapi rezultatin përmes Lucas Paqueta, por më pas mori një përgjigje të menjëhershme nga Habib Diallo.

Lojtarët e Mano Menezes patën më shumë raste, por në... furinë që mbizotëroi në minutat e para të pjesës së dytë, u gjendën të humbur. Marquinhos shënoi fillimisht një autogol dhe më pas një gol në portën e duhur. Në mes shënoi Sadio Mane, në minutën e 58-të që e çoi rezultatin në 3-2 në favor të kampionëve të Afrikës. Ndryshimet në minutat e fundit nuk patën efekt, me Mane në kohën e fundit që fiksoi rezultatin përfundimtar 4-2.

Gjermania është në krizë të qartë, pasi ka mbetur pa fitore për të katërtën ndeshje radhazi miqësore, me humbjen e tretë ndërkohë. Pritësi i “Euro 2024” pa Kolumbinë të bëhej skuadra e radhës që i mundi, 2-0 në Gelsenkirchen dhe me shumë shqetësime për të ardhmen.

Kolumbianët nuk u rrezikuan deri në fund të pjesës së parë me goditjen e parë të saktë të vendasve. Në pjesën e dytë, Luis Dias shënoi dhe e detyroi Hansi Flick të ndryshojë 3-4-2-1 në 4-2-3-1, por Gjermania nuk arriti të bënte asgjë. Penalltia e Juan Cuadrados u dha qetësinë amerikano-jugorëve, të cilët janë në formë të shkëlqyer, çka e dëshmuan me fitoren e tetë në dhjetë ndeshjet e fundit (kanë pasur edhe dy barazime).

Ja rezultatet teknike të miqësoreve të së martës:

Japoni - Peru 4-1 (22' X. Ito, 37' Mitoma, 62' G. Ito, 74' Maeda / 83' Gonzalez)

Koreja e Jugut - El Salvador 1-1 (49' O. T. Huang / 87' Roldan)

Kinë - Palestinë 2-0 (34' Lei, 65' Jiang)

Mali i Zi - Republika Çeke 1-4 (66' Tsamai / 28' Hittil, 57' Sadlek, 75' Provod, 85' Hlosek)

Vietnam - Siri 1-0 (49' Tuam)

Malajzia - Papua Guinea e Re 10-0 (45+1' Rashid (p), 53', 64', 70' Josue, 57', 61', 87', 89' Hanapi, 59' Halim, 77' Ting)

Gjermani - Kolumbi 0-2 (54' Dias, 82' Cuadrado (p)

Brazil - Senegal 2-4 (11' Paquetas, 58' Marquinhos / 22' X. Diallo, 52' auto. Marquinhos, 55', 90+7' Mane)

Algjeri - Tunizi 1-1 (38' Pen. Mahrez / 13' Talbi)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll