Sport

Cristiano Ronaldo - 200 ndeshje me kombëtaren, bëhet 'shpëtimtar' i Portugalisë…

Cristiano Ronaldo bëri histori, pasi arriti në 200 ndeshje për Portugalinë kundër Islandës.

21 Qershor 2023, 07:30 Nga DOSJA

ISLANDE - Ndeshja kualifikuese e Portugalisë për “EURO 2024” kundër Islandës në Reykjavik ishte historike për Cristiano Ronaldon, pasi superylli portugez arriti në 200 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij.

Superylli portugez është i vetmi lojtar në historinë e futbollit që ka luajtur po aq ndeshje për kombëtaren e tij, gjë që tregon karrierën e tij të madhe me kombëtaren luzitane.

Në total, ai ka garuar në pesë Euro (2004, 2008, 2012, 2016, 2021) dhe po aq Botërorë (2006, 2010, 2014, 2018, 2022), ndërsa ka festuar “Euro 2016” dhe Nations League në vitin 2019.

Dhe CR7 në ndeshjen e tij të 200-të, e 'shpëtoi' Portugalinë. Kapiteni i luzitanëve Cristiano Ronaldo (38), tashmë mbajtësi i rekordit botëror për ndeshjet në kombëtare, provoi gjithçka këtë të martë në Reykjavik. 

Dhe në përfundim ai u shpërblyer, duke shënuar golin e tij të 123-të, në fund të ndeshjes (89’), duke i dhënë Portugalisë fitoren 1-0 në Islandë, në kualifikimet për “Euro 2024”. Ai u bë 'shpëtimtari' i kombëtares së tij luzitane.

Cristiano Ronaldo - 200 ndeshje me kombëtaren, bëhet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll