Aktualitet

Aksident në Fier/ Benzi përplas motoçikletën, një i vdekur (Emri)

2 Mars 2019, 13:36 Nga DOSJA
Aksident në Fier/ Benzi përplas motoçikletën, një i

FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Apolonia. Një mjet tip “benz” ka përplasur një motoçikletë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj.

Mësohet se viktima është i moshuari Petraq Shutermeja, 68-vjeç. Pavarësisht se i moshuari është dërguar në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit me inicialeN.M.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motociklete fier petraq shutermeja aksident me motociklete fier petraq shutermeja

Sondazh

Poll