Aktualitet

“Shefi i Policisë së Fierit plagos rëndë efektivin”, denoncimi te Berisha: Krimi ‘shitet’ si vetëplagosje

2 Mars 2019, 14:17 Nga DOSJA
“Shefi i Policisë së Fierit plagos rëndë

FIER- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e një polici digjital, i cili akuzon Policinë e Fierit për fshehje të një ngjarje të rëndë, ku shefi i policisë ka plagosur vartësin e tij.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për shefin e policisë së Fierit, Adriatik Mehmetaj, i cili pas një sherri ka plagosur rëndë efektivin vartës të tij, ndërsa ngjarja është raportuar si vetëplagosje, duke fshehur kështu të vërtetën.

Postimi i plotë:

Narkoshefi i policise se Fierit plagos rende vartesin!

Ai fsheh krimin!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor,
Para tre javesh ne ambjentet e komisariatit te policise Fier, ka ndodhur nje ngjarje rend!
Shefi policise Adriatik Mehmetaj pas nje sherri plagosi rend efektivin e policise apo kolegun e tij. Kjo ngjarje rende u fsheh nga policia e Fierit, duke paraqitur ate si vetplagosje nga ana e policit por, ne fakt ky u detyrua nga shefi I tij te thote se u vetplagos.
Mediat fillimisht e raportuan por cuditerisht me pas e zhdukuken lajmin…te gjithe e dine kete ngjarje por askush nga policet nuk flet sepse ndihen I kercenuar …..

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te berisha policia fsheh krimin shefi i policisë plagos vartësin denoncimi te berisha policia fsheh krimin shefi i policisë plagos vartësin

Sondazh

Poll