Aktualitet

Operacioni kundër drogës/ Sekuestrohet gomonia dhe 2 makina në Fier, në pranga pronari

2 Mars 2019, 11:50 Nga DOSJA
Operacioni kundër drogës/ Sekuestrohet gomonia dhe 2 makina në

FIER- Gjatë një aksioni policor në Fier ditën e sotme, janë sekuestruar në fshatin Qarrë një gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.

Ndërkaq, ka rënë në pranga pronari i gomones, me incialet B.D. dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë si të dyshuar për trafik.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.

Si rezulat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pronari fier kapet gomonia arrestohet pronari fier kapet gomonia

Sondazh

Poll