Aktualitet

Profil/ Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH-së

2 Mars 2019, 13:54 Nga DOSJA
Profil/ Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH-së

TIRANË- Komuniteti Mysliman Shqiptar, ka zgjedhur sot kreun e ri të saj. Në përfundim të votimit fitues ka dalë Bujar Spahiu, i cili mori 59 vota të anëtarëve.

Po kush është Bujar Spahiu, që do të drejtojë për 5 vite Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës

Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në Shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.

Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet Teologjike universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Ez’herit në Egjipt në vitin 2003 në fushën e Tefsirit (interpretimi i Kuranit)

Bujar Spahiu ka një kontribut të gjatë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku ka shërbyer si  drejtor në Drejtorinë e Arsimit në KMSH nga viti 2006 deri 2009, dhe nga vitit 2009 deri në vitin 2019 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit në këtë institucion.

Bujar Spahiu ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Komunitetin Mysliman në shumë takime të rëndësishme, organizime të ndryshme, konferenca, simpoziume, etj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu kreu i ri i kmsh kush eshte spahiu bujar spahiu kreu i ri i kmsh kush eshte spahiu

Sondazh

Poll