Aktualitet

Balla ndërhynë në garën për kreun e KMSH-së, lobon për Ylli Gurrën

2 Mars 2019, 11:20 Nga DOSJA
Balla ndërhynë në garën për kreun e KMSH-së, lobon

TIRANË- Komiteti Mysliman Shqiptar sot zhvillon zgjedhjet për kreun e ri të saj. Në garë për t’u zgjedhur kryetar i KMSH, tahsmë kanë ngelur vetëm 3 kandidatë të cilat janë, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.

Gara për kreun e ri të KMSH duket se ka pasur probleme dhe ndërhyrje nga politika. Burime brenda komunitetit mysliman thonë që Taulant Balla dhe Flamur Golemi, deputet i Gjirokastrës kanë kërcënuar kandidatët.

Po i njëjti burim deklaron se Armand Islami, myfti i Tiranës është shantazhuar nga Falmur Golemi për garën e tij në KMSH. Po ashtu dhe Taulant Balla mësohet të ketë ndërhyrë në këtë garë, pasi ka lobuar në Elbasan dhe Librazhd për Ylli Gurrën.

Burimet shprehen se favorit për të fituar garën dhe të zgjidhet kreu i ri i KMSH me një mandat 5-vjeçar është  Bujar Spahiu.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur golemi gara per kreun e kmsh taulant balla ylli gurra flamur golemi gara per kreun e kmsh taulant balla ylli gurra

Sondazh

Poll