Aktualitet

Bruçaj flet pas tërheqjes nga gara për kreun e KMSH-së: Ka më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë

2 Mars 2019, 12:00 Nga DOSJA
Bruçaj flet pas tërheqjes nga gara për kreun e KMSH-së: Ka

TIRANË- Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë në krye të KMSH-së. Si arsye për tërheqjen e tij Bruçaj mësohet të ketë pasur presionet nga Erdoganit dhe kryeministri Rama për të vendosur në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk.

Por vet kreu aktual i KMSH-së në një deklaratë është shprehur se ka vendosur që të largohet nga gara për t’u lënë hapësira teologëve të rinj. 

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje që do beni. Zoti u begatoftë te gjithëve.

Skënder Bruçaj, kreu aktual i KMSH-së

Bruçaj është kreu aktual i Komitetit Mysliman Shqiptar ku ka qenë për 5 vite në këtë post të lartë, por gjatë mbrëmjes së djeshme vendosi që të tërhiqej nga gara në mënyrë të papritur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara per kreun e kmsh skënder bruçaj terheqja nga gara gara per kreun e kmsh skënder bruçaj terheqja nga gara

Sondazh

Poll