Aktualitet

'Po i digjnin materialet'/ Rrumbullaku jep DETAJE nga aksioni në kampin e MEK: Për viktimën po hetohet, do dilni vetë në konkluzione

Muhamet Rrumbullaku tha se më të parë Policinë e Shtetit që po i afrohej kampit, muxhahedinët tentuan t’i digjnin materialet. 

20 Qershor 2023, 17:35 Nga k.m.
'Po i digjnin materialet'/ Rrumbullaku jep DETAJE nga aksioni në
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shpjegoi lëvizjet e policisë në kampin “Ashraf 3”, që çuan në përplasjet e ashpra me anëtarët e opozitës iraniane. Në fjalën e tij gjatë një konference për mediat, Muhamet Rrumbullaku tha se më të parë Policinë e Shtetit që po i afrohej kampit, muxhahedinët tentuan t’i digjnin materialet. 

“Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave. Bashkë me drejtuesit jemi futur në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nis kontrolli në ambiente, ku për rreth 2 orë të kontrollit, pasi nga ana jonë u konstatua paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike, nisi rezistenca e organizuar e kampit MEK.

I vetmi mjet për realizimin e qëllimit të gjykatës kanë qenë sprajtët individualë të efektivëve të policisë së shtetit. Nga gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë e dhunës së tyre, dhe jo rezidentët.

Nga ana jonë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët. Kemi të dëmtuar 15 punonjës policie. Janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre.

Veprimet e policisë kanë qenë totalisht të ligjshme, pa kaluar asnjë limit. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorie dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryeheshin veprimet, nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e emergjencës ndodhej një banor i tyre. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, OPGJ të Durrësit, për të shmangur konfliktin e interesit të Policisë. Por ju siguroj që pas daljes së ekspertizës do të nxirrni konkluzionin tuaj,"-tha ai ndër të tjera. 

muhamet rrumbullaku aksioni ne mek

Sondazh

Poll