Aktualitet

Ambulanca merr trupin e viktimës nga kampi në Manëz, do transportohet në morgun e Tiranës

Në këtë aksion policia ka mundur të sekuestrojë disa laptop e të dhënë, ndërsa nuk janë bërë ende të qarta detaje.

20 Qershor 2023, 15:23 Nga A.B
Ambulanca merr trupin e viktimës nga kampi në Manëz, do
Mjeket

TIRANË-Trupi i personit që humbi jetën gjatë aksionit të policisë në kampin MEK po transportohet në drejtim të morgut të Tiranës. Aty pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes. Ali Mostashari është personi i cili mbeti viktimë pas tensioneve që nisën mëngjesin e sotëm. 

Në këtë aksion policia ka mundur të sekuestrojë disa laptop e të dhënë, ndërsa nuk janë bërë ende të qarta detaje.

Ditën e sotme, për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshire edhe forcat RENEA zbarkuan për herë të parë, në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer me urdhër të GJKKO, pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim, ndërsa forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp. Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Sipas muxhahedinëve viktima kanë mbetur 2 persona. Policia shqiptare ka mohuar të ketë viktima./Dosja.al

aksioni ne mek

Sondazh

Poll