Aktualitet

'Asnjë person nuk u prek me dorë'/ Vdekja e muxhahedinit: Nuk vdiq nga policia shqiptare, po presim ekspertizën mjeko ligjore

Ministri tha se personi që ka ndërruar jetë ishte i moshuar e se vdiq nga arsye të tjera e jo nga dhuna e policisë. 

20 Qershor 2023, 17:24 Nga A.B
'Asnjë person nuk u prek me dorë'/ Vdekja e muxhahedinit:
Bledi Cuci

TIRANË- Në një konferencë nga ministria e Brendshme, ministri Blendi Çuçi u shpreh se vdekja në kampin e MEK nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i policisë. Në një konferencë për mediat, ai tha se personi që ka ndërruar jetë ishte i moshuar e se vdiq nga arsye të tjera e jo nga dhuna e policisë. 

Po ashtu, ai tha se do presin deri në zbardhjen e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 79-vjeçarit. 

'Për personin që ka ndërruar jetë, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë dhunë e ushtruar nga policia. Po presim raportin e ekspertizës mjekoligjore. Nuk është prekur as edhe një anëtar me dorë në këtë kamp. Ka kamera edhe nga policia edhe nga ana e kampit, nuk është prekur asnjë anëtarë me dorë, asnjë! Do presim ekspertizën mjekoligjore. Ai ishte një burrë i moshuar, 79 vjeç mos gaboj, kanë vdekje brenda kampit që ndodhin rëndom, sepse është një komunitet që po jeton dhe plaket aty, por do presim ekspertizën mjekoligjore. Unë jam i bindur sepse kemi pasur kujdesin për të mos krijuar asnjë incident por të zbatonim vendimin e gjykatës”, tha Çuçi.

bledi cuci

Sondazh

Poll