Aktualitet

Kontrolli i policisë në kampin e MEK/ Janë kontrolluar 70 godina, po planifikonin sulm kibernetik

Nga 127 godina në total, në kampin e "ASHRAF 3", të muxhahedinëve në Manzë, janë kontrolluar 70 prej tyre, ndërkohë janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike

20 Qershor 2023, 17:05 Nga DOSJA
Kontrolli i policisë në kampin e MEK/ Janë kontrolluar 70 godina,
kampi i grupit MEK

DURRËS- Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK zbarkoi sot në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, ku strehohet opozita iraniane. Nga 127 godina në total, në kampin e "ASHRAF 3", të muxhahedinëve në Manzë, janë kontrolluar 70 prej tyre, ndërkohë janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike, bëjnë me dije burime për "Report Tv". Dyshohet se anëtarë të opozitës iraniane, ishin duke planifikuar sulm kibernetik. 

Burimet konfirmojnë se SPAK nuk ka urdhëruar shoqërime, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Departamenti i Policisë Kriminale), do të shoqërojnë disa persona për ti pyetur në lidhje me pretendimet që ata kanë patur këtë të martë, pas ndërhyrjes së policisë dhe jo në kuadër të procedimit penal.

Për rreth 4 orë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata pas kërkesës së SPAK. 

Sondazh

Poll