Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra.

20 Qershor 2023, 15:01 Nga A.B
Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri disa ditë më parë, lidhur me zëvendësimin e masës së tij. Më 14 qershor përmes avokatëve të tij Beleri kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra.

Edhe pse në pranga, Beleri rriti të fitonte zgjedhjet në Himarë me një diferencë të vogël votash dhe pak javë më parë KQZ i dha mandatin./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll