Aktualitet

Tensionet në kampin e MEK në Manzë/ 230 kompjuterë dhe serverë të sekuestruar, dyshime për sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

Pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës, SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal, për sulm kibernetik me qëllime terroriste.

20 Qershor 2023, 15:26 Nga DOSJA
Tensionet në kampin e MEK në Manzë/ 230 kompjuterë dhe
Pamje arkive nga kampi i muxhahedinëve në Manzë

DURRES- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, i cili u shoqërua me përplasje. Në kontrollet e ushtruara në kampin e Manzës në Durrës, me urdhër të SPAK dhe GJKKO, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike. Me anë të këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë, ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetike në institucionet e huaja.

Pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës, SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal, për sulm kibernetik me qëllime terroriste.

Me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim, në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.

Po kështu mësohet se përveçse në kampin MEK, kontrolle janë ushtruar edhe në një apartament në Tiranë.

Sondazh

Poll