Aktualitet

Një i vdekur brenda kampit në MEK/ Prokurori i Durrësit dhe i SPAK shkojnë në ambientet e morgut në spitalin e kampit MEK

Në morgun e spitalit ndodhet një muxhahedin që ka ndërruar jetë dhe sipas mjekut të spitalit në MEK ka vdekur për shkak të sprajit të përdorur nga Policia e Shtetit.

20 Qershor 2023, 13:57 Nga k.m.
Një i vdekur brenda kampit në MEK/ Prokurori i Durrësit dhe i
Pamje nga spitali

DURRËS- Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani, ai i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Skëndet Hitaj kanë mbërritur në ambientet e morgut në spitalin e kampit të MEK në Manzë.

Në morgun e spitalit ndodhet një muxhahedin që ka ndërruar jetë dhe sipas mjekut të spitalit në MEK ka vdekur për shkak të sprajit të përdorur nga Policia e Shtetit. Por kjo e fundit pretendon se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

aksioni ne mek

Sondazh

Poll