Aktualitet

Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj: Viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta! Presim raportin mjeko-ligjor

Avokati Gjokutaj pretendon se ka rreth 40-45 të plagosur dhe 1 viktimë.

20 Qershor 2023, 13:37 Nga k.m.
Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj: Viktima ka hematoma,
Genc Gjokutaj

MANËZ- Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj pretendon se Policia e Shtetit ka përdorur dhunë ndaj iranianëve. Në fjalën e tij për mediat e pranishme, pasi vizitoi kampin, avokati Gjokutaj pretendon se ka rreth 40-45 të plagosur dhe 1 viktimë. Por për këtë të fundit, shtoi se do të presë ekspertizën mjeko-ligjore mbi shkakun e vdekjes së banorit të kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

"Kur kanë ardhur këtu, policia ka përdorur dhunë, siç konfirmojnë drejtuesit e MEK, janë thyer dyer, është përdorur gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj, ka edhe 1 të vdekur dhe disa të plagosur. Ka edhe dëmtime në ballë. Është goditur me sende të forta, me grushta dhe me shkelma dhe ai ka vdekur. Viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Ka një pretendim të policisë që nuk është ushtruar dhunë. Thuhet që policia ka vepruar në mënyrë të dhunshme. Jemi në pritje të mjekësisë, e cila do të jepë fjalën e fundit mbi shkakun e vdekjes. Duhet të jenë diku tek 45-50 persona të plagosur. Personi i vdekur është këtu në ambulancë,"-tha ai për mediat. 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll