Aktualitet

Lufta kundër grupeve të krimit, Nallbati: Është rritur informacioni mes shteteve, sfidë mbeten ende bisedat e inkriptuara

Shefi i Policisë kriminale në Tiranë u shpreh se sfidë mbetet zbulimi i bisedave mes trafikantëve përmes aplikaconeve të enkriptuara.

20 Qershor 2023, 14:05 Nga A.B
Lufta kundër grupeve të krimit, Nallbati: Është rritur
Neritan Nallbati

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e krerëve të agjencive kundër grupeve kriminale. Në këtë takim, fjalën e mori edhe shefi i Policisë kriminale Neritan Nallbati i cili tha se falë këtij bashkëpunimit në Shqipëri është arritur të kapet një sasi e lartë droge.

"Mjafton të përmendim se gjatë vitit 2021-2022 janë sekuestruar rreth 9.4 ton dorgëra të ndryshme. Çështja e drogës nuk është vetëm çështje individuale e shteteve të ndryshme. Problemi i drogës ka qënë dhe do të mbetet problem global," tha ai.

Sipas tij, sfidë mbetet zbulimi i bisedave mes trafikantëve përmes aplikaconeve të enkriptuara. Rasti më i njohur së fundi ka qenë zbërthimi i mesazheve në SKY, që u pasua me arrestime të shumta.

"E rëndësishme është investimet në teknologji sidomos me çkodimin e platformave të inkriptuara të gruopeve kriminale apo të komunikimeve kompjuterike," tha ai.

Të ftuarit i përshëndeti përmes një komunikimi online ambasadori i komisionit kundër narkotikëve në OKB./Dosja.al

neritan nallbati grupet kriminale

Sondazh

Poll