Aktualitet

Policia në Manzë, banorja: Pse erdhi polici kështu me sulm. Ne kemi mësuar shqip

Duke folur për mediat, ajo ka theksuar se ata janë një komunitet paqësor dhe nuk e dinë pse policia shkoi ashtu, pasi derën e kishin të hapur.  Duke folur për mediat, ajo ka theksuar se ata janë një komunitet paqësor dhe nuk e dinë pse policia shkoi ashtu, pasi derën e kishin të hapur. 

20 Qershor 2023, 13:12 Nga I.A
Policia në Manzë, banorja: Pse erdhi polici kështu me sulm. Ne
Banorja

DURRËS- Një banore e muxhahedinëve ka deklaruar se ende nuk e kupton pse ka shkuar policia sot te ata. Duke folur për mediat, ajo ka theksuar se ata janë një komunitet paqësor dhe nuk e dinë pse policia shkoi ashtu, pasi derën e kishin të hapur. 

“Jemi komunitet paqësor. E kam mësuar gjuhën tonë për respekt. Kemi 10 vite këtu, jemi si shqiptar. Kush ehte përgjegjës për këtë gjë?  Pse kanë ardhur këta ata? Gjithmonë ka qenë hapur dera. Pse kanë ardhur kështu si garda revolucionare e Iranit? Ne jemi në shtëpinë tonë. Vëllain e kam dëshmor në Iran dhe unë kam qenë 4 vite në burg politik. Ne erdhëm këtu se menduam që jemi rehat. Gjithmonë ka qenë dera hapur. I pyetëm policinë pse erdhën kështu? Ne jemi njerëz të shkolluar. Ata mund të bëjnë një kërkesë, mund të kishin pyetur. Ata erdhën me gaz dhe sulmuan,” tha një banore.

aksioni ne mek

Sondazh

Poll