Aktualitet

Aksioni i SPAK në kampin e MEK/ Avokati i muxhahedinëve: Një 65-vjeçar ka humbur jetën, ka vdekur kur ka shkuar policia

Para se të shkonte të takonte iranianët, Gjokutaj tha se është informuar se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të Policisë brenda kampit, por nuk ka detaje të tjera. 

20 Qershor 2023, 13:09 Nga k.m.
Aksioni i SPAK në kampin e MEK/ Avokati i muxhahedinëve: Një
Genc Gjokutaj

MANËZ- Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj tha është konfirmuar që një person 65-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në ambientet e kampit të muxhahedinëve në Manëz. Para se të shkonte të takonte iranianët, Gjokutaj tha se është informuar se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të Policisë brenda kampit, por nuk ka detaje të tjera. 

“E kam të konfirmuar nga burime nga brenda. Trupi ndodhet brenda në kamp. Është i moshës 65 vjeç. Ai burrë nuk ka vdekur as dje, as nuk do vdiste nesër. Ka vdekur kur ka shkuar policia. Më lejoni të marr informacion dhe do t’ua komunikoj. Nuk di asgjë se çfarë është bërë, do sqaroj veten, do iu sqaroj dhe ju,”-i tha Gjokutaj mediave të pranishme në ambientet e kampit në Manëz. 

genc gjokutaj aksioni ne mek

Sondazh

Poll