Bota

Tensionet Serbi-Kosovë, serbët bllokojnë rrugët në Pikat Kufitare në Jarinjë, Bërnjak e Merdare

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

20 Qershor 2023, 07:55 Nga I.A
Tensionet Serbi-Kosovë, serbët bllokojnë rrugët në
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak. Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar. Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Protestuesit kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak. 

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë, të cilët kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Protestat vijojnë dhe në datën 14 qershor tensionet u agravuan pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dale para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga forcat serbe, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur për një diskutim me Vuçiç në Bruksel.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll