Sport

Trazira në Premier League: Arrestohet lojtari i Fulhamit, kërcënoi me vdekje gruan

Ky është Issa Diop, qendërmbrojtësi i cili u arrestua mbrëmë në Toulouse

19 Qershor 2023, 17:35 Nga DOSJA
Trazira në Premier League: Arrestohet lojtari i Fulhamit,

ANGLI - Qendërmbrojtësi i Fulham, Issa Diop është në paraburgim në policinë e Toulouse në Francë, i akuzuar për kërcënime të vazhdueshme me vdekje ndaj gruas së tij.

Siç raporton faqja lokale "La Depeche", rreth orës tetë të mbrëmjes të së dielës, autoritetet franceze arrestuan mbrojtësin 26-vjeçar francez, i cili shkoi në vendlindjen e tij, pas përfundimit të detyrave të tij në klub. Policia ka marrë një javë më parë denoncimin nga partnerja 29-vjeçare e futbollistit, e cila prej disa muajsh ka kërkuar divorcin.

Çifti thuhet se është në “thika”, me 29-vjeçaren që kërkon një shumë të tepruar dëmshpërblimi, që Diop nuk mund t’ia ofrojë dhe pretendon se nga këtu sajohen edhe kërcënimet me vdekje.

Nga ana e tij, Diop tashmë ka pranuar para autoriteteve se ka pasur fjalë të ashpra dhe kërcënime, por që nuk kanë arritur në shkallën e vdekjes. Megjithatë, policia e Toulouses vijon marrjen në pyetje të mbrojtësit të hënën. Diop u transferua te Fulham nga West Ham verën e kaluar për 17.8 milionë euro dhe ka bërë 25 paraqitje në Premier League këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll