Sport

Jose Mourinho përpiqet të bindë Marco Verrattin, të veshë fanelën e Romës

Trajneri portugez i verdhekuqve ka thirrur mesfushorin e PSG-së

19 Qershor 2023, 16:21 Nga DOSJA
Jose Mourinho përpiqet të bindë Marco Verrattin, të

ITALI - Marco Verratti është një nga emrat në derën e daljes së PSG-së për këtë verë dhe portugezi José Mourinho kërkon të përfitojë nga rasti për t’u pozicionuar, si një nga palët kryesore të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian. 

Aq sa sipas ‘Corriere della Sera’, trajneri i ka telefonuar 30-vjeçarin për ta bindur që të transferohet te Roma. Edhe kështu, dosja nuk është e thjeshtë. Verratti ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe vlera e një transferimi të mundshëm do të jetë përtej arkës romake. Huazimi është opsioni më i mundshëm, por edhe në atë rast do të duhej të arrihet një marrëveshje për pagën e madhe që lojtari merr në Paris.

Përveç përforcimeve, verdhekuqtë janë gjithashtu të shqetësuar për mbajtjen e Paulo Dybala, i cili sipas 'Corriere dello Sport' do të kërkojë një rritje të konsiderueshme page për të rinovuar me verdhekuqtë. Kontrata aktuale vlen deri në vitin 2025, por përfshin një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh, e cila mund ta detyrojë Romën të negociojë një marrëveshje të re që në fillim të kësaj vere.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll