Sport

Arabia Saudite ia shtron Leo Messit 'rrugët' me ar… 25 milionë € për një vizitë në vit!

Ylli argjentinas do të përfitojë 2 milionë euro për një pushim 5-ditor, me shpenzime gratis deri në 20 persona…

19 Qershor 2023, 15:40 Nga DOSJA
Arabia Saudite ia shtron Leo Messit 'rrugët' me ar… 25

ARABIA SAUDITE - Pas një periudhe të nxehtë diskutimesh dhe thashethemesh merkatoje, ku përflitej se Leo Messi ishte shumë pranë kalimit në Arabinë Saudite për një shifër të frikshme, ndodhi komplet e kundërta dhe argjentinasi zgjodhi të transferohej te Inter Miami në Amerikë dhe jo në vendin aziatik.

Së fundmi, sipas një artikulli nga “New York Times”, Leo Messi dhe Arabia Saudite kanë lidhur një kontratë së bashku, ku sigurisht shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të përfitojë një shumë prej 25 milionë eurove në vit.

Sipas kontratës, Messi duhet të promovojë turizimin e Arabisë në rrjetet sociale, duke shkuar edhe duke e vizituar vendin arab një herë në vit. Pra ai duhet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite të paktën një herë në vit dhe do të postojë në Instagramin e tij pamje të ndryshme nga vizita e tij.

Ylli argjentinas do të përfitojë 2 milionë euro, nëse qëndron 5 ditë në Arabi, si edhe të gjitha shpenzimet do të paguhen nga qeveria saudite, për një delegacion shoqërues deri në 20 persona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll