Sport

Sergio Rico, portieri i Parisit u zgjua nga koma dhe kontaktoi me familjen e tij...

Sergio Rico pati një aksident të rëndë, pasi u rrëzua nga kali në fund të majit, por tani komunikon me të afërmit e tij përmes gjesteve.

19 Qershor 2023, 17:13 Nga DOSJA
Sergio Rico, portieri i Parisit u zgjua nga koma dhe kontaktoi me familjen e

SPANJE - Më 28 maj, portieri i Paris Saint-Germain u rrëzua nga kali, kur ai u përplas me një kafshë tjetër. Sergio Rico u përplas në kokë dhe humbi ndjenjat, mjekët e futën në koma, me një gjendje shëndetësore shumë shqetësuese.

Pasi u stabilizua, ai u hoq nga sedacioni në ditët e mëparshme, por pa sukses. Mirëpo, tentativa e tyre e re, sipas “Telecinco”, ka rezultuar e suksesshme dhe portieri spanjol, madje ka arritur të komunikojë edhe me të dashurit e tij me gjeste.

Deklaratat për këtë zhvillim i bëri bashkëshortja e tij, Alma Silva, e cila tha: “Jemi ende këtu, por po bëjmë hapa të vegjël përpara. Ne pamë dritën në fund të tunelit. E dija që në fillim se do t'ia dilte, po e marrim ngadalë me shumë durim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll