Zëri i Amerikës e bën zyrtare: Franca kërkon shtyrjen e negociatave për Tiranën e Shkupin
10 Tetor 2019, 16:08Nga DOSJA
FRANCË- Parisi propozon rishikim të proceit të Zgjerimit: Komisioni europian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat.
Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.
Zëri i Amerikës ka mësuar se propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin. Në funksion të kësaj ideje Franca kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet.
Kjo, siç i shpjeguan Zërit të Amerikës, burime diplomatike, është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me Shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore.
Sipas propozimit të Francës, brenda pranverës së viti të ardhshëm, Komisioni europian duhet të hartojë këtë qasje apo strategji të re për procesin e zgjerimit. Ndërsa paralelisht, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkohet që në ndërkohë, të vijojnë me zbatimin e reformave, specifikimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar, por që mund të jenë, në rastin e Shqipërisë, përafërsisht çka përmban propozimi gjerman dhe ndonjë element shtesë për të cilën Franca ka një ndjeshmëri të veçantë.
BRUKSEL- “Franca u ka bërë me dije vendeve të tjera të Bashkimit Evropian këtë javë se është kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veri...
TIRANË– Çmimi Nobel për letërinë iu dha sot sy shkrimatëve polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguis...
TIRANE- Kryeministri Rama vazhdon luftën me drejtësinë, pavarësisht se institucionet e reja janë vënë në punë. Duke vazhduar presionin mbi prokurorin që ndaloi ...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lidhur djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit me sherrin e tokës në Jalë. (Lexo këtu)Në ...
TIRANË- Pas dënimit nga gjykata e Tiranës për shpifje, në gjyqin me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së PD...
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të m...
TIRANE– Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pas akuzës për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u m...
Tiranë- Brenda dy orëve u zhvillua mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ditën e sotme. Pas mbledhjes Damian Gjiknuri deklaroi se PD nuk ka sjellë asnjë p...
Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së komisionit të Reformës Zgjedhore ka deklaruar se ftesa për PD-në është e hapur. Ajo ka theksuar se kjo reformë...