Politike

Mbledhja te Zgjedhorja/ Hajdari: Ftesa mbetet e hapur për PD-në, s’do ketë reformë me dy faza (VD)

10 Tetor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Mbledhja te Zgjedhorja/ Hajdari: Ftesa mbetet e hapur për PD-në,

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së komisionit të Reformës Zgjedhore ka deklaruar se ftesa për PD-në është e hapur. Ajo ka theksuar se kjo reformë nuk do të ketë dy faza por do të kemi një reformë tërësore.

“Do të ngrejmë një grup pune për Reformën Zgjedhore. Grupet e Punës do të jenë të ndara me deputetët, do të merren me rekomandimet e ODIHR. Patjetër që ftesa mbetet e hapur për PD-në, do të donim shumë ata që të depozitonin propozimet e tyre. Pra të kemi një dakordësi nga të gjitha palët. Duhet të gjejmë rrugën e përbashkët dhe të bëjmë Reformën Zgjedhore. Nuk do të ketë Reformë me dy faza, do të ketë reformë tërësore, do të merremi edhe me rekomandimet. Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim, që ne ta shembim këtë sistem që është. Kjo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, duam një kuvend më cilësor. Nëse nuk hapen negociatat, do ta kemi situatën shumë të vështirë. “, u shpreh Hajdari.

Partia Demokratike refuzoi dje ftesën e Gjiknurit për të marrë pjesë në tryezë, ndërsa theksoi se u qëndron pesë kushteve që vendosi për shumicën për të marrë pjesë. PD-ja kërkon që reforma të bëhet nga ndërkombëtarët, por si BE dhe OSBE-ja janë shprehur kundër. Disa ditë më parë PD zbardhi platformën me 5 pika për zgjidhjen e krizës. Ndër të tjera opozita kërkon largimin e Hajdarit, si përfaqësuese e opozitës së re nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Ndërsa kreu i qeverisë është shprehur se reforma do të miratohet me dy shkallë, fillimisht rekomandimet e OSBE-së sepse e kërkon BE-ja për negociatat dhe më pas është i hapur për të diskutuar për sistemin dhe tema të tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll