Politike

Adhuruesi i Millosheviçit merr Nobel, ‘shpërthen’ Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku: E turpshme!

10 Tetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Adhuruesi i Millosheviçit merr Nobel, ‘shpërthen’ Gent

TIRANË– Çmimi Nobel për letërinë iu dha sot sy shkrimatëve polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore.

Ky i fundit ka qënë një “adhurues” i serbit Slobodan Millosheviç duke marrë pjesë edhe në funeralin e tij. Aq larg ka shkuar “dashuria” e Handkes për Millosheviçin saqë e ka bërë yë mohojë edhe genocidin e ndodhur në Srebenicë. 

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili e ka cilësuar të turpshëm vendimin e akademisë së Nobelit. 

Si një besimtar pasionant në bukurinë e përjetshme të letërsisë dhe fuqisë së saj për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe genocidit, unë jam i mërzitur nga vendimi për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë një veprim i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!,”-shkruan Cakaj në Twitter. 

Për çmimin ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila gjithashtu ka përmendur rastet kur Handke fyente popujt që kishin vuajtur regjimin e Millosheviçit. 

“Akademia e Nobelit vendosi që të shpërblejë Peter Handke – një njeri që lavdëroi Milosheviçin gjithashtu i njohur si “Kasapi i Ballkanit” duke mbështetur regjimin e tij Nuk ka asgjë fisnike në lidhje me të! Ky është një vendim prekës dhe i turpshëm. Skandaloze! Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, Komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një përhapës të urrejtjes dhe dhunës etnike. Diçka ka shkuar jashtëzakonisht e gabuar! A jemi bërë kaq të mpirë ndaj racizmit, aq të sensibilizuar emocionalisht ndaj dhunës, aq rehat saqë mund të anashkalojmë pajtimin e dikujt me agjendën e një maniaku?,”-shkruan Çitaku. 

Sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare. Nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari japonez Kazuo Ishiguro, i shpërblyer në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cmimet nobel 2019 cmimi nobel ne letersi gent cakaj ismail kadare olga tokarczuk peter handke vlora citaku cmimet nobel 2019 cmimi nobel ne letersi gent cakaj ismail kadare olga tokarczuk peter handke vlora citaku

Sondazh

Poll