Politike

Përfundon mbledhja te “Zgjedhorja”, Gjiknuri: Reformën e miraton Kuvendi. Hajdari: Ftesa ngelet e hapur për PD-në

10 Tetor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja te “Zgjedhorja”, Gjiknuri: Reformën e

Tiranë- Brenda dy orëve u zhvillua mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ditën e sotme. Pas mbledhjes Damian Gjiknuri deklaroi se PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ai  theksoi se reformën e miraton Kuvendi, duke lënë të kuptohet se kjo reformë mund të kalohet edhe pa miratimin e opozitës shqiptare.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore.

Partia Demokratike refuzoi dje ftesën e Gjiknurit për të marrë pjesë në tryezë, ndërsa theksoi se u qëndron pesë kushteve që vendosi për shumicën për të marrë pjesë. PD-ja kërkon që reforma të bëhet nga ndërkombëtarët, por si BE dhe OSBE-ja janë shprehur kundër. Disa ditë më parë PD zbardhi platformën me 5 pika për zgjidhjen e krizës. Ndër të tjera opozita kërkon largimin e Hajdarit, si përfaqësuese e opozitës së re nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Ndërsa kreu i qeverisë është shprehur se reforma do të miratohet me dy shkallë, fillimisht rekomandimet e OSBE-së sepse e kërkon BE-ja për negociatat dhe më pas është i hapur për të diskutuar për sistemin dhe tema të tjera.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll