Politike

Organizatë kriminale KÇK, kush janë prokurorët dhe gjyqtarët që do t’ju pritet “koka” nga Vettingu dhe po majmen me

10 Tetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Organizatë kriminale KÇK, kush janë prokurorët dhe

TIRANE- Kryeministri Rama vazhdon luftën me drejtësinë, pavarësisht se institucionet e reja janë vënë në punë. Duke vazhduar presionin mbi prokurorin që ndaloi drejtorin e Kadastrës së Durrësit, kryeministri futi në fjalorin publik shprehjen jo të re “kap çfarë të kapësh”.

Publikimi i këtij kodi disavjeçar, i përdorur për presion mbi prokurorë dhe gjyqtarë që nuk i ka qejf qeveria, do të bëhet shkak për një ligj të ri për shkarkimin e këtyre prokurorëve.

Deri në daljen e këtij ligji, Dosja.al do të publikojë fakte për prokurorë dhe gjyqtarë që presin Vettingun me pesimizëm dhe deri në atë ditë kanë vendosur kodin “KÇK”. Ka prokurorë në Tiranë, që megjithëse kanë lidhje me maxhorancën, e dinë që nuk do ta kalojnë vetingun dhe kanë filluar gjobat.

Dosja.al do ta ndihmojë publikun dhe Kryeministrin me informacionin e nevojshëm për këta. Përtej propagandës, ky është rasti më i mirë që të denoncohen gjobëvëniet e fundit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që po bëjnë kërdinë në pritje të vetingut. Dosja.al disponon tashmë dosjen e 2 prokurorëve, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër. Të tre kanë mbështetjen e Partisë Socialiste…

Ndërkohë lexuesit mund të denoncojnë raste të tjera tek Dosja.al ne Facebook, në numrin e telefonit që kemi publikuar në faqe, ose në adresën e emailit të Dosja.al. Duke ruajtur anonimatin, do të hetojmë çdo rast të abuzimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, me qëllimin që  t’i lehtësojmë punën Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, por pse jo, edhe të testojmë nëse sulmi i Kryeministrit është gjueti shtrigash apo shqetësim serioz për qytetarët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck vettingu edi rama ligji special per kck vettingu

Sondazh

Poll