Politike

Akuzoi Veliajn se iu vidhte të dhënat prindërve/ Gjykata dënon me 1 mln lekë gjobë Vokshin

10 Tetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Akuzoi Veliajn se iu vidhte të dhënat prindërve/ Gjykata

TIRANE– Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pas akuzës për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ky vendim është marrë pas akuzave që Albana Vokashi ka bërë në adresë të Erion Veliaj nga selia e PD-së, lidhur me të dhënat personale që sipas PD, prindërve iu merren nga bashkia përmes kopshteve dhe çerdheve.

Pak kohë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq të fituar me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”. Sipas tij ky fond, është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi dënohet për shpifje albana vokshi erion veliaj albana vokshi dënohet për shpifje albana vokshi erion veliaj

Sondazh

Poll